Korçë/ Kapet në tentativë duke kaluar kufirin në pikën e Kapshticës, 35-vjeçari i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”

Aktualitet

Korçë/ Kapet në tentativë duke kaluar kufirin në

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”, është vënë në pranga, pasi tentoi të largohej në Greqi duke kaluar nga pika kufitare e Kapshticës.

Sipas njoftimit të policisë Korçë, u arrestua shtetasi me iniciale P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, ndaj të cilit Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi.

Një tjetër rast ka qenë shtetasi O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të RSh-së, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde  e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion