VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet për disa viktima

Bota

VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë,

Një tragjedi ajrore goditi SHBA-të, ku një avion u rrëzua në aeroportin e Karolinës së Veriut.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, kur një aeroplan i vogël Cessna C550 u rrëzua gjatë uljes, duke vrarë disa persona, sipas mediave lokale.

Sipas ËBTV, aeroplani u rrëzua në Aeroportin Rajonal të Statesville rreth orës 10:15 të mëngjesit sipas kohës lokale. Përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe raportet fillestare tregojnë se në bord kishte gjashtë persona.

Zyrtarisht, numri i saktë i personave në bord dhe numri i viktimave nuk janë sqaruar ende.

Imazhet e publikuara nga aeroporti tregojnë avionin të përfshirë nga flakët menjëherë pas rrëzimit. Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, ndërsa ka nisur një hetim për shkaqet e rrëzimit. Aeroporti Rajonal i Statesville ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryqëzimi i autostradave I-77 dhe I-40, rreth 10 minuta me makinë nga qendra e qytetit dhe 64 kilometra nga Charlotte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion