Kontrollet në shtëpinë e Veliajt, gazetari: Hetimi pasuror ka nisur pas një letër anonime

Aktualitet

Kontrollet në shtëpinë e Veliajt, gazetari: Hetimi pasuror ka

Gazetari Eni Ferhati ka folur në lidhje me kontrollin e agjentëve të BKH në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetari u shpreh se nga informacione të paverifikuara ka mësuar se hetimi pasuror ndaj Veliajt ka nisur me një letër anonime. Ai madje është shprehur se hetimi nuk ka lidhje as dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe as me atë 5D.

“Ne nuk e dimë si ka shkuar SPAK te hetimi pasuror ndaj kreut të bashkisë Tiranë. Nuk ka asnjë çështje, Veluaj u pyet në cilësinë e njeriut që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës për 8 orë, bëri bujë që qëndroi aq gjatë. Hetimi pasuror nuk ka lidhje me inceneratorin, as me akuzat publike të opozitës për dosjen 5 D.

Unë kam dëgjuar, dhe nuk e kam verifikuar dot, që hetimi pasuror ndaj kryetarit të bashkisë më të madhe në vend dhe ndoshta politikanit më të pushtetshëm pas kryeministrit ka nisur me një letër anonime”, tha Ferhati në emisionin Now në Euronews Albania.

ME TE LEXUARAT