Kongresmeni republikan, Joe Wilson: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun e drogës

Aktualitet

Kongresmeni republikan, Joe Wilson: SHBA të hetojë lidhjet e

Një amendament i paraqitur nga Kongresmeni Republikan,  Joe Wilson në Komisionin e Rregullave të Kongresit të SHBA parashikon hartimin e dy raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare, që lidhen me zhvillimet në Ballkan dhe konkretisht Shqipërinë dhe Serbinë.

Sipas propozimit , brenda 180 ditëve nga miratimi i ligjit, institucionet amerikane do të duhet të dorëzojnë një raport të klasifikuar mbi Shqipërinë, i cili do të analizojë shkallën e narkotrafikut në vend dhe rolin e mundshëm të qeverisë shqiptare në lehtësimin e tij.

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:

Kongresmeni republikan, Joe Wilson: SHBA të hetojë lidhjet e

-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri

-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, shkruan amendamenti, raporton Hashtag.

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan. Së bashku me Robert Aderholt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, në Dhomën e Përfaqësuesëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion