Rënie gurësh në hyrje të “Liqenit të Banjës” në Gramsh, prej tre ditësh rrezik për qarkullimin e mjeteve!

Aktualitet

Rënie gurësh në hyrje të “Liqenit të

Prej tre ditësh, në hyrje të Liqenit të Banjës në Gramsh po vijojnë punimet për pastrimin e gurëve që kanë rënë në rrugë, si pasojë e rrëshqitjeve nga faqja e malit.

Ekipet vijojnë ende punën në terren për të larguar masivet e gurëve dhe për të garantuar qarkullimin e sigurt të mjeteve dhe vizitorëve që frekuentojnë këtë zonë turistike.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor, por ekziston ende rreziku i rënies së gurëve, ndërsa puna për normalizimin e plotë të situatës vijon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion