Konflikti midis mjekëve në spitalin e Fierit, policia njoftim zyrtar: Është zgjidhur me mirëkuptim mes palëve!

Aktualitet

Konflikti midis mjekëve në spitalin e Fierit, policia njoftim zyrtar:

Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një lajm se ishte plagosur një mjek në spitalin memorial.

Në njoftimin e bërë, policia sqaron se pas verifikimeve të kryera ka rezultuar të ketë pasur konflikt verbal në ambientet e spitalit mes dy personave, staf në spital.

Konflikt që, sipas policisë, është zgjidhur me mirëkuptim mes dy personave të përfshirë.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale, sipas të cilit është plagosur me mjet prerës (thikë), një mjek në Spitalin Memorial Fier, sqarojmë se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në ambientet e spitalit, ku nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nuk kishte ndodhur plagosje me mjet prerës (thikë).  

Shtetasi J. M., mjek i spitalit dhe shtetasi L. B., punonjës i spitalit kanë patur një konflikt verbal në ambientet e spitalit, për të cilin kanë deklaruar se e kanë zgjidhur me mirëkuptim. 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon veprimet procedurale për verifikimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion