Elvana Gjata reagon pas vendimit të marrë në Hagë: Sot më dhemb Kosova! Liria nuk ishte dhuratë

Showbiz

Elvana Gjata reagon pas vendimit të marrë në Hagë: Sot

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, morën këtë të mërkurë vendimin ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dënuar në total me 81 vjet burg për krime lufte.

Ky vendim ka sjellë reagime të shumta dhe të forta, ku ndër ta është dhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.

Përmes një postimi në “Instastory”, Elvana e cilëson këtë vendim si padrejtësinë më të madhe të bërë ndaj një populli që luftoi për mbijetesë! Ajo shton se sot  dhemb për Kosovën, për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët dhe për familjet që humbën gjithçka.

Reagimi i plotë i Elvana Gjatës:

“Kjo është pa-Drejtësia më e madhe e bërë ndaj një populli që luftoi për mbijetesën! Për të drejtën për të lindur e rritur fëmijët në tokën vet, në gjuhën e vet, me kulturën dhe zakonet e veta!

MARRE!

Sot më dhemb Kosova. Më dhemb për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët, për familjet që humbën gjithçka dhe për një popull të tërë që luftoi jo për të marrë tokën e askujt, por për të mos u dëbuar nga e veta.

Liria e Kosovës nuk ishte dhuratë. U pagua shtrenjtë. Me jetë. Me gjak. Me dhimbje që ende sot jeton në mijëra familje.

Historia e një populli nuk mund të rishkruhet duke harruar pse ai u detyrua të luftonte.

UÇK-ja lindi nga nevoja për liri dhe mbijetesë.

ME TE LEXUARAT