“Komandanti suprem, po të presim”, në veri të Kosovës vendosen postera me imazhin e Vuçiç
Lajmifundit
/
30 Qershor 2024, 14:41
Aktualitet

Disa postera me foton e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë vendosur ditën e sotme në katër komuna në Veri të Kosovës.
“Komandanti suprem, po të presim”, shkruhej në posterat, ku ishte dhe fotoja e presidentit serb.
“Kosova onlinë”, raporton se posterat janë vendosur në komunën e Leposaviq, Severna Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan, janë vendosur postara në ndërtesa, shtëpi, lokale, hapësira publike, madje edhe në monumentin e mbretit Milutin.


