Aksident në Kavajë-Rrogozhinë, furgoni përplaset me motoçikletën, një i lënduar
Lajmifundit
/
30 Qershor 2024, 14:10
Aktualitet

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë në fshatin Harizaj.
Mësohet se një furgon me targa të Kosovës është aksidentuar me një motoçikletë.
Ndërkohë, shoferi i motorçikletës është shoqëruar për në spital. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa do të hetohen shkaqet e aksidentit.


