Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë

Aktualitet

Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë

Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota. Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota.

Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutive të burgut.

 

ME TE LEXUARAT