Kokainë nga Amerika Italiane, policia italiane arreston 3 shqiptarët e kartelit "Bello"

Aktualitet

Kokainë nga Amerika Italiane, policia italiane arreston 3 shqiptarët e

Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptarë dhe një shtetas italian, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar të drogës “Kompania Bello”.

Ky i fundit u shpërbë shtatorin e shkuar gjatë operacionit “Los Blancos”.

Tre shqiptarët, të cilët janë të moshës nga 32 deri në 47-vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni që u zhvillua mes dhe zonës së Emilia Romagna-s, pasi u kapën me 15 kg lëndë narkotike të llojit  marijuanë, raportojnë mediat në vend.

Nga hetimet u zbulua se grupi e merrte kokainën nga Holanda kurse marijuanën nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Për rastin në fjalë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në kërkim .

Karteli “Kompania Bello” u shpërbë pas një hetimi 5-vjeçar nisur më 2015, pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari që u arrestua në Dubai ndërsa mbante emrin e rremë Denis Matoshi. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion