Emri/ Efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë në Tiranë, bashkëpunonte me...

Aktualitet

Emri/ Efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë në Tiranë,

Një efektiv i RENEA-s, Xhulio Liçi është arrestuar me një kg kokainë ditën e sotme në Tiranë.

Bashkë me Licin janë prangosur edhe dy persona të tjerë, të dyshuar bashkëpunëtorë të efektivit të RENEA-s. Operacioni është finalizuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Operacioni eshte kryer diten e sotme ne tirane pas te dhenave qe polici i RENEA-s merrej me droge

Policia ka sekuestruar 1 kg kokainë, dhe telefonat e tyre, ndërsa janë duke u kontrolluar kontaktet e tyre për zbardhjen e plotë të ngjarjes, destinacionin e saj dhe të përfshirëve të tjerë.

Dyshohet se efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, i cili është arrestuar menjëherë kishte rolin e transportuesit.

Operacioni antidrogë është ende në vijim teksa po kryhen kontrolle nëpër banesa.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion