Koha për të kërkuar falje dhe autori të dënohet! Mesazhet që u dhanë gjatë varrimit të Ilaria Sulës!

Aktualitet

Koha për të kërkuar falje dhe autori të dënohet!

Kortezhi mortor që shoqëronte arkivolin e Ilaria Sulës u nis nga shtëpia në Viale dello Stadio, në Terni, drejt varrezave të qytetit, rreth një kilometër larg, ku u mbajt një ceremoni e shkurtër për lamtumirën e fundit për të renë e vrarë në Romë.

Në krye të kortezhit të gjatë, ku marrin pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe shumë të rinj, janë familja e vajzës.

Të pranishëm ishin edhe rektorja e Universitetit La Sapienza (ku studionte Ilaria), Antonella Polimeni, nënkryetari i bashkisë Terni Riccardo Corridore, prefektja Antonietta Orlando, kryetarja e bashkisë së Pergia, Vittoria Ferdinandi. Të përlotur, ata që po e përcillnin për në banesën e fundit Ilarian, mbanin në duar trëdafila të bardhë. Pas arkivolit një vajzë mban një foto, në të cilën viktima e re shfaqet duke buzëqeshur.

"Tani është koha për të kërkuar falje dhe falje nga familja e Ilaria Sulës. Është e vetmja gjë që dua të them për momentin." Këtë e tha avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Marc Samson, 23-vjeçarit filipinas që rrëfeu vrasjen e Ilaria Sula, teksa doli nga komisariati. "Sot është varrimi i Ilarisë - nënvizoi ai - bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ne bëjmë detyrën, por nuk mund të mos themi që djali duhet të paguajë dhe se çështja është e rëndë ". 

Portat e godinës ku banon familja u mbushën me mesazhe dhe lule në kujtim të të resë.

Ndërkohë hetimet për vrasjen e Ilarias vijojnë, me agjentët që po përpiqen të ndërtojnë dinamikën e saktë të ngjarjes, me ish të dashurin e saj vrasës Mark Samson, që ka thënë në dëshminë e tij se vrasjen dhe fshehjen e trupit i ka kryer i vetëm, pa ndihmën e prindërve. Megjithatë deklarata duket se nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë vendosur në hetim edhe nënën e filipinasit. Prokuroria në Romë u ka ndaluar lëvizjen jashtë Italisë të dy prindërve të Samson për shkak të rrezikut të arratisjes së tyre.

Së shpejti siç njoftojnë mediat italiane, nëna e filipinasit do të dëshmojë dhe do të merret në pyetje. Kronologjia e ngjarjes sipas dëshmive të deritanishme nuk i bind hetuesit të cilët dyshojnë se Nors Mazplan nëna e 23-vjeçarit vrasës ka bashkëpunuar në fshehjen e trupit të Ilarias. Disa pamje të cilat policia ka zbuluar së fundmi, ku Mark Samson duket për herë të dytë në vendin ku hodhi trupin e Ilarias mund të rindërtojnë tërësisht dinamikën e ngjarjes sipas hetuesve.

ME TE LEXUARAT