Klosi njofton datën për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste

Aktualitet

Klosi njofton datën për zgjedhjet e brendshme në Partinë

Rreth 4 orë ka zgjatur Asambleja e sotme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama i mblodhi të tijët në një resort në Gjirin e Lalzit.

Në foks të takimi, që nisi me fjalën e kryesocialistit Rama, ka qenë riorganizimi i strukturave të PS-së dhe anëtarësimet e reja.

Pas përfundimit të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, në një prononcim për mediat tha se në asamblenë e sotme që zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë do të zhvillohenmë 12 maj, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve të PS në bashkitë e vendit.

"Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë, ku do të zgjedhim delegatët e kongresit”,-tha Blendi Klosi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion