KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti, mund të thellojë përplasjen me qeverinë

Aktualitet

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka paraprirë Kuvendit duke marrë vetë në dorë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për llogaritjen e pagave të trupës gjyqësore.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, 11 anëtarët e KLGJ-së votuan në mënyrë unanime për përcaktimin e pagës referuese bazë për magjistratët, duke zgjidhur pasigurinë financiare në të cilën ndodhej pushteti gjyqësor prej muajsh.

Mësohet se, sipas vendimmarrjes së re, e cila detyron Ministrinë e Financave të sigurojë mbulimin e nevojshëm buxhetor, paga bazë e gjyqtarëve nga 1 gushti 2026 e në vazhdim do të llogaritet mbi kategorinë e lartë drejtuese.

Ajo përbëhet nga paga e pozicionit prej 222,425 lekësh, si dhe shtesa e nivelit të kualifikimit prej 14,000 lekësh.

Përveç përcaktimit të pagës së re, ky vendim ka edhe efekt prapaveprues. KLGJ ka ngarkuar Departamentin e Buxhetit dhe njësitë përgjegjëse në gjykatat e të tri niveleve të përllogarisin me shpejtësi të gjithë efektin financiar të rillogaritjes së pagave për të gjitha funksionet gjyqësore për periudhën nga 1 prilli i vitit 2023 deri më 31 korrik 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion