Klajdi Prendi u godit brenda në makinë, shefi i policisë: Kemi gjetur armën e krimit

Aktualitet

Klajdi Prendi u godit brenda në makinë, shefi i policisë: Kemi

I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Kryekomisar Asllan Shytaj bëri një panoramim të qartë të rrethanave të atentatit ndaj djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klajdi Prendi.

 Sipas Shytajt i ndjeri u qëllua nga autorët brenda makinës së tij dhe më pas u dërgua në spital me mjete të rastit nga persona të cilit ishin aty pranë në momentet e atentatit.

“Në sallën operative erdhi një njoftim nga qytetarët se pranë lokal “Artistit” është goditur me armë zjarri drejt një mjeti.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nga “Sektori për Krimet e Rënda” dhe janë kryer të gjitha veprimet. Janë sekuestruar pamjet filmike, 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, mjeti i viktimës i cili ishte goditur disa herë në derën e shoferit, tek xhami më shumë.


Me sa jam informuar Klajdi Prendi ka qenë brenda automjetit kur është qëlluar me armë zjarri. Sot kemi gjetur dhe armën e krimit brenda mjetit të djegur të autorëve e cila ishte dëmtuar nga djegia”, tha Kryekomisar Asllan Shytaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion