Bossi farmaceutik Eduart Curraj dëshmon në SPAK për 4 orë, lidhja e tij me ish-ministrin Ilir Beqaj

Eduard Curraj pronar i Deltapharma ka deshmuar në SPAK për më shumë se 4 orë.
Në dalje nga SPAK ai nuk ka dhënë shpjegime për mediat.
Sipas një komunikimi të shkurtër me mediat ai ka treguar se ka dhënë shpjegime për një çështje por jo në lidhje me personin nën hetim Ilir Beqaj.
Por sipas infromacioneve ky i fundit del në dosje si lidhja më e afërt financiare me Eduard Curraj.
Në dhjetor të vitit 2023 një nga kompanitë farmaceutike “Delta Pharma” e lidhur ngushtësisht me Adriana Beqaj, bashkëshorten e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë objekt i kontrollit të imtësishëm nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.“Delta Pharma-Al” është një shoqëri farmaceutike e themeluar në vitin 2006 nga Tahir Sadiku, Dorian Sadiku, Eduart Curraj.
Por gjatë kalimit të kohës, Eduart Curraj mbeti aksioneri i vetëm i kësaj shoqërie farmaceutike.
Ndërkohë lidhja e “Delta Pharma” të Eduart Curraj me Adriana Beqaj, gruan e ish-ministrit bëhet përmes kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”.


