Kishte shkuar për punë, 20-vjeçarja nga Shqipëria konstatohet me koronavirus sapo hyn në Tajvan

Aktualitet

Kishte shkuar për punë, 20-vjeçarja nga Shqipëria

Autoritetet e Tajvanit kanë konstatuar një shqiptare me koronavirus. Siç bëjnë me dije autoritetet lokale, bëhet fjalë për një 20-vjeçare, e cila nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar për vizitë në një spital ku është zbuluar se kishte koronavirus.

Mësohet se e reja ka fluturuar për në Tajvan më datë 18 prill pasi kishte siguruar një kontratë punë atje.  Rasti i saj është raportuar më vonë nga autoritetet e Tajvanit duke u listuar si një ndër 5 rastet kur koronavirusi është importuar nga jashtë.

Për fat të mirë, e reja është në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion