Kishte fshehur dozat me k*kainë në shkurre, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Kishte fshehur dozat me k*kainë në shkurre, arrestohet

Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mediat italaine raportojnë se 21-vjeçari me origjinë shqiptar u arrestua nga Policia në Rimini të Italisë për veprën penale të posedimit me qëllim shitje droge.

Hetuesit e identifikuan të riun teksa po endej pranë një ndërtese bujqësore të pashfrytëzuar në “Via Mareçhiese”.

Gjithashtu shqiptari pasi ka vënë re kontrollin e policisë, ka tentuar të heqë materialin kishte nxjerrë nga një gropë e hapur në tokë.

Por pas kontrollit të policisë rezultoi se ishte kokainë e paketuar në 8 mbështjellës, me një peshë totale rreth 110 gramë. Gjatë kontrollit të ushtruar në objektin e akomodimit ku ai qëndronte, u sekuestruan edhe disa gramë hashash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion