“Autori dyshohet se është i plagosur”, Anila Hoxha zbulon detaje: Shkak i sherrit nuk janë rrjetet sociale, por…

Aktualitet

“Autori dyshohet se është i plagosur”, Anila Hoxha zbulon

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje nga sherri i rëndë sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar, Martin Cani.

“Policia janë sorollatur, jo për të kuptuar motivet, po për të kuptuar se kush e qëlloi për vdekje Martinin dhe kush e plagosi Luisin. Arma e krimit nuk është gjetur ende”, thotë gazetarja.

Hoxha tregon se ka disa dyshime se personi që është grindur me Martinin është i plagosur, por kjo nuk është e konfirmuar zytarisht. Gjithashtu gazetarja bën të ditur se shkaku i këtij sherri nuk janë rrjetet sociale.

“Hetuesit dyshojnë se 14-vjeçarin mund të ketë goditur Marjusi, i cili është gjithashtu i plagosur. Është një dyshim që duhet të konfirmohet, pasi të merret deklarata e Luisit dhe Marjusit, i plagosuri që u grind me të miturin që nuk jeton më.

Ka disa versione të ndryshme pse u përleshën. Njëra është për shkak të sherreve në rrjete sociale, por besoj që ky nuk është rasti. Nga të dhënat e mija, ata dyshojnë se gjithçka ka qenë një hedhje fjalësh mes të dyve. Secili ka thirrur shokët e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha gazetarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion