Pësoi defekt me gomone në mes të detit, policia shpëton drejtuesin e mjetit lundrues

Aktualitet

Pësoi defekt me gomone në mes të detit, policia shpëton

Policia Kufitare i vjen në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues.

Ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar.

Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport.

Drejtuesi i mjetit lundrues falënderoi shërbimet e Policisë Kufitare për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion