Nuk ndalen zjarret / Vatër e re në Tërbun - Flakët rikthehen në masivin pyjor, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Aktualitet

Nuk ndalen zjarret / Vatër e re në Tërbun - Flakët rikthehen

Një vatër e re zjarri është shfaqur mbrëmjen e së dielës në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, që dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe.

Flakët janë konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa situata paraqet shqetësim për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit.


Nga të dhënat paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së flakëve.

Në zonë janë nisur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vatra e re merr rëndësi edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë zonë, ku Bashkia Pukë ka nisur konsultimet për instalimin e një parku eolik në masivin e Tërbunit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion