Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg përgjegjësin e IKMT Sarandë

Aktualitet

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg përgjegjësin e

Gjykata e Posaçme anti-korrupsion dhe krim ka rrëzuar kërkesën e inspektorit të IKMT Sarandë, Julian Preni për liri.

Preni kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë. Sipas hetimeve të SPAK, Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Pasi kanë negociuar Foti Doda i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Dodës nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Julian Preni më datën 16.05.2024, Nr. 297 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 115 datë 25.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një masë më të butë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 297, datë 21.05.2024 vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Julian Preni.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Tiranë, me datë 21.05.2024.

 

ME TE LEXUARAT