Kërkohej nga Interpol Tirana, bie në pranga 41 vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Kërkohej nga Interpol Tirana, bie në pranga 41 vjeçari shqiptar

Një 41-vjeçar, i kërkuar në Shqipëri, u arrestua nga karabinierët e stacionit Cerro Maggiore në Itali.

Shqiptari ishte në kërkim pas një mase sigurimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në Shqipëri në periudhën shkurt-mars 2024.

Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie në pritje të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion