Kërkesa e SPAK për Ballukun, nesër mblidhet grupi parlamentar i PS, zbulohet agjenda

Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun, nesër mblidhet grupi parlamentar i

Kryesocialisti Edi Rama do të drejtojë ditën e nesërme mbledhjen e Grupit Parlamentar nga ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Zbulohet edhe agjenda e mbledhjes që do të mbahet, ku fillimisht fjalën do ta ketë Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

11:00-Hapja e Mbledhjes

-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama

-Raportimi i Ministrave

Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj

Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka

Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj

Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni 
dhe Antikorrupsionin

Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu 

Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu 

Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala 

Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro 

Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo

Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.

Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Për momentin trendi i qëndrimit të socialistëve anon nga mos dhënia e dritës jeshile kërkesës së SPAK për marrjen nga Parlamenti i autorizimit për arrestimin e zonjës Balluku.

Nëse kjo do të jetë ajo çfarë do të vendos shumica socialiste, atëherë do të jemi përballë rastit të dytë kur Partia Socialiste e Edi Rama nuk lejon arrestimin e një ministri të tyre.

Në vitin 2017 socialistët për kërkesë e ish Prokurorisë të Krimeve të Rënda, votuan vetëm për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të punëve brendshme Saimir Tahiri dhe vijimin e hetimeve por jo për arrestimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion