Përfundoi poshtë rrotave kur i ranë monedhat, zbardhet dinamika e plotë, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari

Aktualitet

Përfundoi poshtë rrotave kur i ranë monedhat, zbardhet dinamika e

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar.

Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat. Fillimisht Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.

Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai.

Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamer me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion