I jep defekt makina, italianit i vjedhin cantën me para tek Mali i Robit
Lajmifundit
/
10 July 2021, 23:03
Aktualitet

Nje shtetas italian denoncoi ne polici se eshte vjedhur pasi makina i dha defekt ne zonen e Malit te Robit.
Njoftimi nga policia Kavajë
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.
Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


