E rëndë/ Këngëtari i njohur përplas për vdekje të moshuarën te vijat e bardha

Showbiz

E rëndë/ Këngëtari i njohur përplas për vdekje

Këngëtari amerikan i country-t, Conner Smith, është përfshirë në një aksident tragjik automobilistik në fundjavë në Nashville. Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se ka përplasur për vdekje një grua që po kalonte në vijat e bardha.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, më 8 qershor, kur 24-vjeçari po drejtonte një makinë tip “Chevrolet Silverado” dhe përplasi 77-vjeçaren Dorothy Dobbins. Viktima po kalonte rrugën në një zonë të shënuar për këmbësorë, sipas një deklarate nga Policia Metropolitane e Nashville-it.

Dobbins, që banonte pranë vendit të ngjarjes, u transportua menjëherë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, ku më vonë ndërroi jetë.

Sipas policisë, faktori paraprak që çoi në aksident ishte “mosdhënia e përparësisë ndaj këmbësores” nga ana e Smith. Autoritetet shtuan se ai “nuk paraqiste shenja të dëmtimit nga substanca”.

Hetimet mbi aksidentin vazhdojnë dhe për momentin nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj këngëtarit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion