Lajme të këqija për Kombëtaren, mbrojtësi pëson dëmtim dhe humb ndeshjen me Letoninë
Lajmifundit
/
10 Qershor 2025, 12:34
Sport
.
Teksa Shqipëria do të përballet sot në transfertë përballë Letonisë, kuqezinjtë kanë humbur shërbimet e Arlind Ajetit për këtë ndeshje.
FSHF ka njoftuar se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim. Edhe pse ai dje u stërvit veçmas dhe ka qenë nën monitorimin e mjekëve, Ajeti nuk është rikuperuar dot në kohë.
“Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Letonisë, për shkak të një dëmtimi. Ditën e djeshme ai u stërvit veçmas dhe ka qenë nën monitorimin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve, Ajeti nuk është rikuperuar dot në kohë”, thuhet në njoftimin FSHF.