“Kënaqin epshet e tyre...”, Arjan Curi: 95% e njerëzve e kanë trurin e kalbur…

Aktualitet

“Kënaqin epshet e tyre...”, Arjan Curi: 95% e njerëzve e

I ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë analisti dhe teologu, Arjan Curi, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

“Pse deklaratat dhe analizat e tua provokojnë kaq shumë?”, u pyet ai nga moderatori.

“Filozofët zakonisht i përkushtoheshin një populli, ose një mbreti, ose një qytetërimi dhe provokonin mendim. Sepse njerëzit po nuk u provokuan, nuk mendojnë. 95% e njerëzve nuk mendojnë, sepse ata kënaqin vetëm epshet e tyre mishtore, ose mishin e tyre, gjuhën e tyre. 95% e njerëzve që nuk e kanë kuptuar podkastin tim, janë njerëz të varur nga fast foodi dhe nga pijet energjike. Kuptohet që kur hapin gojën.

Duan kënaqësinë e momentit, duan të shijojnë gjërat pa u munduar. Ti e di se cila është dëshira më e madhe e një njeriu që sapo ka mbaruar së ngrëni një sufllaqe? Të hajë një sufllaqe të dytë. Po dëshira më e madhe e një njeriu i cili sapo ka mbaruar së piri një kanaçe me pije energjike, e di cila është? Të pijë një kanaçe të dytë. Kjo është 95% e njerëzve të cilët kalbin trurin e tyre duke konsumuar ‘junk food’, jo vetëm në ushqime, por dhe në kuptimin e medias sociale. Është një studim për njerëzit që bëjnë ‘scroll up’ me video që nuk kanë asnjë përmbajtje, asnjë thelb, e kalbin trurin e tyre njësoj sikur të pijnë substanca, më keq madje”, tha Curi.

ME TE LEXUARAT