Katër shqiptarë në kërkim në Greqi, hapën zjarr ndaj makinës duke vrarë 5 vjeçarin

Aktualitet

Katër shqiptarë në kërkim në Greqi, hapën zjarr

Policia greke ka publikuar fotot dhe të dhëna të 4 personave të akuzuar dhe të shpallur në kërkim për vrasjen e një fëmije 5 vjeç në Markopulos si dhe për tentativën e vrasjes së prindërve të tij.

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor kur të akuzuarit dyshohen se qëlluan 15 herë me dy armë zjarri drejt një makine tip “Peugeot” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh bashkë me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjeçar.


Mediat greke shkruajnë se makina e autorëve u afrua paralel me automjetin e familjes greke që kishte ndaluar. Prej andej kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjecar i cili kishte marrë një plumb në kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të shpallurit në kërkim i përkasin komunitetit rom në Shqipëri. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjeç dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç.

Ndaj tyre janë ngritur akuza për veprat penale vrasje me dashje, tentativë vrasje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, shkruajnë mediat.

Sipas të njëjtave burime familja e 5-vjeçarit kishte pasur mosmarrëveshje lidhur me çështje droge me autorët e dyshuar. Babai i 5-vjeçarit kishte qenë në burg për çështje droge dhe ishte lënë i lirë pak kohë më parë. Përpara incidentit kishin pasur edhe konflikte të tjera.

 Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë. Një vit më vonë ka pasur një tjetër në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur një tjetër shkëmbim me armë zjarri.

Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.

ME TE LEXUARAT