Kryeministri britanik injoron ekspertët, lajmëron se më 19 korrik do hiqen kufizimet në vend

Bota

Kryeministri britanik injoron ekspertët, lajmëron se më 19 korrik

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka njoftuar se heqja e kufizimeve në vend do të vazhdojë sipas planit në 19 korrik, ndonëse situata në vend është alarmante nga varianti Delta. Situata është alarmante prej javësh, dhe ekspertët vazhdimisht kanë bërë thirrje që të mos hapet vendi dhe të ashpërsohen masat.

Ndërkohë që ditën e sotme Johnson me anë të një konference që do të mbajë, pritet që të njoftojë se 86% e të rriturve në Angli kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Me heqjen e kufizimeve të vendit në Angli, pritet që njerëzit e vaksinuar plotësisht të kenë mundësi që të udhëtojnë në vendet e lejuara, mbajtja e maskës do të jetë vullnetare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion