KAS nuk i dha mandatin, reagon Adriatik Lapaj: PSD-së iu pranuan dorëheqjet, për ne zbatohet ligj tjetër

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të KAS që i hoqi mandatin “motrës” së Adriatik Lapaj, Kleana Xhuveli dhe ia dha Ana Dajkos, e cila renditej e para në listën e mbyllur në koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
Lapaj kërkonte që mandati i fituar më 11 maj nga koalicioni që ai drejtonte, t’i kalonte atij. Përmes një reagimi në Facebook, Lapaj e cilëson vendimin e KAS standard të dyfishtë, duke sjellë në vëmendje praktikën e ndjekur nga PSD ku mandati u kaloi kandidatëve në listë të hapur pas dorëheqjeve të listës së mbyllur
“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.
Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shprehet Lapaj.
Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, KAS ia heq edhe kushërirës së tij, ia jep Ana Dajkos", shprehet ai.


