Akuza e fortë e ish-deputetes: Ministri më ka ngacmuar seksualisht, më vendosi dorën mbi gju dhe…

Bota

Akuza e fortë e ish-deputetes: Ministri më ka ngacmuar seksualisht,

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka bërë një akuzë të fortë, duke deklaruar se një ministër aktual në qeveri, e ka ngacmuar seksualisht gjatë një séance në Parlament.

BBC shkruan, se ish-deputetja e ka treguar së fundmi situatën e ndodhur në vitin 2017, kohë kur dhe ajo ishte deputete.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison, duke i cilësuar sjellje të tilla të papranueshme.

Ish-deputetja e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi por nuk pranoi të identifikonte ministrin në fjalë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion