Kapen me kokainë dhe me mbi 22 mijë euro cash, arrestohen shqiptarët motër e vëlla në Itali
Arrestohen dy shtetas shqiptar në Itali, pasi janë kapur me kokainë dhe mbi 22 mijë euro cash në banesë.
Në pranga kanë rënë shqiptarët, motër dhe vëlla, të moshave 30 dhe 25 vjeç.
Dy shqiptarët kryenin dërgesa droge në shtëpitë e blerësve, me ndihmë të celularëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasditen e së enjtes, hetuesit kanë ndjekur të renë që u kap në Cassano Magnago duke dhënë një dozë kokaine prej rreth gjysmë grami jnjë shtetasi italian, kundrejt vlerës 50 euro. Në çantën e saj u gjetën katër doza të tjera dhe 140 euro.
Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e saj zbuloi përfshirjen e vëllait të saj. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 500 kilogram kokainë të ndarë në nëntë mbështjellës me peshë rreth 50 gramë secila dhe 73 doza të tjera.
Sakaq u zbuluan 22.300 euro cash dhe 5 celularë me të cilët dy të arrestuarit merrnin porosi.