Greqi, u mbyt në detin me dallgë të forta, trupi i pajetë i të miturit do të prehet në Shqipëri

Aktualitet

Greqi, u mbyt në detin me dallgë të forta, trupi i pajetë i

Trupi i të miturit shqiptar, Nikola i cili u mbyt ditën e djeshme (1 qershor) në det në Greqi, pavarësisht paralajmërimeve të nënës, e cila tentoi ta ndalonte pasi kishte dallgë të forta, do të prehet në Shqipëri Kujtojmë 7-vjeçari u pa nga një banor i zonës, i cili dha alarmin.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe banorë të zonës të cilët nxorrën trupin e të miturit nga uji.

pasi e kanë nxjerrë fëmijën nga uji, kanë përdorur menjëherë defibrilatorin e klubit, por më kot.

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim nga shpëtimtarët e EKAV-it që mbërritën në vendngjarje, Nikos i vogël nuk arriti të mbijetonte

Një dëshmitar okular tha se në momentin që të miturin Nikola e kanë nxjerrë nga deti, atij i rrihte ende zemra.

“Zemra i rrihte ende kur hymë në det për ta nxjerrë jashtë. Zemra e tij po rrihte. Ai kishte humbur ndjenjat dhe për pasojë rrymat e çuan në port”, tha dëshmitari, raportojnë mediat greke.

Mediat lokale në Kretë bëjnë me dije se Nikola i vogël do të varroset në Shqipëri.

Mes hidhërimit për humbjen e madhe, familja e të miturit, nxënës i klasës së parë, po haset me probleme për transportin e trupit në Shqipëri për shkak të vështirësive financiare.

Për këtë arsye komuniteti lokal në ishull po mbledh fondet e nevojshme për varrimin e vogëlushit Niko në Shqipëri. Banorët e zonës tashmë kanë filluar të kontribuojnë, duke treguar mbështetjen e tyre për familjen e të ndjerit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion