Kanosi me mesazhe djalin e tij, arrestohet për dhunë në familje 51-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Kanosi me mesazhe djalin e tij, arrestohet për dhunë në familje

Policia ka vënë në pranga një 51-vjecar në Durrës, i cili ka kanosur djalin e tij përmes mesazheve.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Kanosi seriozisht për jetën, djalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit.

Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”, sipas parashikimit të nenit 130/a/2 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton median dhe qytetarët që vijojnë të denoncojnë te strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie që hasin. Policia e Shtetit garanton reagim të shpejtë, të paanshëm dhe konfrom ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion