“Zhvillim pozitiv”, Danimarka: Trump pranoi të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje!

Bota

“Zhvillim pozitiv”, Danimarka: Trump pranoi të drejtën e

Danimarka thotë se presidenti amerikan Donald Trump pranoi të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen reagoi ndaj komenteve të Trump për Groenlandën gjatë natës, duke theksuar se ishte një zhvillim pozitiv që presidenti amerikan pranoi të drejtën e ishullit për vetëvendosje.

Ministri i Jashtëm Lars Løkke Rasmussen vuri në dukje se Groenlanda donte të “pakësonte lidhjet me Danimarkën”, por nuk ishte i sigurt nëse ata donin ta bënin këtë për t’u bërë pjesë e SHBA-së.


Por jo të gjithë janë po aq diplomatikë, shkruan The Guardian. Martin Lidegaard, lideri i Partisë Social Liberale Daneze, ose Radikale, i quajti komentet e Trump “plotësisht mosrespektuese”, megjithëse ai gjithashtu vuri në dukje se ato ishin “më pak bombastike/ të rënda” se më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion