Spitali grek merr përsipër të shpëtojë jetën e foshnjes, paguan 2 milionë euro për kurimin

Bota

Spitali grek merr përsipër të shpëtojë jetën e

Spitali “Venizelos” në Kretë ka marrë ëprsipër shpëtimin e një foshnje që ka lindur me një problem të rëndë shëndetësor. Mediat vendase shkruajnë se bordi i spitalit miratoi një ilaç 1.800.000 euro, që duhej për fëmijën. Mësohet se ky i fundit ka lindur me një atrofi muskulare spinale, e njohur dhe si atrofi muskulare e shpinës, një sëmundje e rrallë me origjinë gjenetike.

Sipas mjekëve, shkruajnë mediat greke, për pak kohë fëmija do paraqiste atrofi muskulare deri në Tipin 1, që shkakton vdekje. Duke qenë kurimi kushton pothuajse 2 milionë euro, spitali mori përsipër çdo shpenzim. Mësohet se ekipi shkencor është në pritje të ecurisë së gjendjes shëndetësore, në një rast tepër të rrallë, e deri pak kohë më parë fare të pashpresë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion