Kandidatët për hetues/ BKH: U kualifikuan 421, më 27 maj do t’i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim

Aktualitet

Kandidatët për hetues/ BKH: U kualifikuan 421, më 27 maj do

Byroja Kombëtare e Hetimit njofton se ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 572 aplikim, 151 nuk e kaluan dot fazën tjetër teksa të kualifikuarit më 27 maj i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Pas kësaj faze më 1 qershor deri më 4 qershor do të zhvillohet Testi i Aftësive Fizike.


NJOFTIM I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Postuar Më : 24-05-2021

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion