Kanabis dhe dhunë fizike, në pranga 1 person nga Korça nis hetimi në gjendje të lirë për 4 të tjerë

Aktualitet

Kanabis dhe dhunë fizike, në pranga 1 person nga Korça nis

Në vijim të punës për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia e Korçës ka vënë në pranga 1 person dhe hetuar në gjendje të lirë 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Pasi u kap duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, 34-vjeçari M.F është vënë në pranga.

Hetimi në gjendje të lirë ka nisur për 2 persona, 29-vjeçarin R.B dhe 28-vjeçarin I.C, pasi këta janë kapur duke prerë dru në pyjet e fshatit Vithkuq.

Një sasi e vogël kanabis, është kapur dhe sekuestruar nga policia e Pogradecit, e cila u gjet në automjetin e drejtuar nga dy të rinjtë, D.B 23 vjeç dhe K.N 33 vjeç, teksa të cilët nuk iu bindën as urdhrit të policisë për të ndaluar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion