Kamuflohej si taksist dhe shiste kokainë në gjithë Tiranën, arrestohet 54-vjeçari

Aktualitet

Kamuflohej si taksist dhe shiste kokainë në gjithë Tiranën,

Policia e Tiranë ka arrestuar një 54-vjeçar pasi kamuflohej si taksist dhe  shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksisti” u vu në pranga shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë”, bëri me dije policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT