“Grusht shteti”, protesta në mbështetje të Veliajt, Berisha paralajmëron: Rrugaçë që goditën makinat e gjykatësve!
Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestuesit që shkuan në GJKKO në mbështjetje të Erion Veliajt në GJKKO se do të dënohen me për pjesëmarrje në puç.
Berisha e quajti grusht shteti protestën e tyre, ku theksoi se “rrugaçë goditën makinat e gjykatësve, rrogëtarë të shtetit në orar pune”.
Kreu i PD-së theksoi se respekton punonjësit e administratës, por jo njerëzit që janë kthyer, sipas tij, në mercenarë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sali Berisha: Do të kenë pasoja shumë të rënda ligjore për krimin e tyre elektoral, ndaj edhe stop bashkautorësisë në krim elektoral.
I garantoj se ligji do të shpallë krim të rëndë krimin elektoral dhe do të gjykohen për këtë vepër penale në shumë aspekt.
Mos u angazhoni në krim kushtetues. Sikundër të gjithë ata që dolën tek gjykata, do të dënohen për pjesëmarrje në puç, PD e cilëson grusht shteti.
Ndaj të përgatiten nga Rama dhe Ervin Hoxhaj, tek rrugaçë që goditën makinat e gjykatësve, rrogëtarë ë shtetit në orar pune. E respektojmë administratën dhe njerëzit që janë shërbëtorë të qytetarëve, por ata që janë kthyer në mercenarë do të përballen me pasoja të rënda.