"Kam pasur marrëdhënie..."/ Redian Rraja flet për "Audi"-n që iu sekuestrua Kejvina Kthjellës: Ajo makinë...

Aktualitet

"Kam pasur marrëdhënie..."/ Redian Rraja flet për

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, mohoi të ketë lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.

“Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë në emër e mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti“, tha Rraja.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milion lekë të vjetra.

“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia“, shtoi ai para togave të zeza.

Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe  1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit.

Rraja mbahet në burg për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja,  ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur vetë ky i fundit, Akeksandër Laho (“Rrumi i Shijakut”) dhe viktimë shoferi Andi Maloku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion