“Isha në tavolinë me Elton Çiçon kur u vra”, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas

Aktualitet

“Isha në tavolinë me Elton Çiçon kur u vra”,

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, në pronësi të Redjan Rrajas, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, pasi ka dyshime se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Rraja deklaroi në seancë se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro.

Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.

“Kur erdha nga Kanadaja, do t’i ktheja lekët, por u arrestova.”, pohoi ai sot në sallën e GJKKO-së. Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços.

Këtë të fundit ai u shpreh se mund ta ketë patur pacient, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. “Me Elton Cicon kam qenë në tavoline kur ai u vra”, përfundoi duket Rraja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion