Jurgis Cybrja del në biseda në Sky dhe ECC, kush është Ahmet Masha, i arrestuar me ish-deputetin

Aktualitet

Jurgis Cybrja del në biseda në Sky dhe ECC, kush është Ahmet

Ahmet Masha është personi i dytë i arrestuar te dielen së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja, pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme.

Jurgis Cybrja del në biseda në Sky dhe ECC, kush është Ahmet

Burime nga hetimi kane thene se “pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës”, citon top channel.

Bazuar ne provat e mbledhura, bashkë me Jurgis Cyrbjen ka rënë në pranga edhe një bashkëpunëtor, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I SPAK PER CYRBJEN:

Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK për mediat.

 

 

ME TE LEXUARAT