Dalin detaje, si u arrestua në Durrës Jurgis Cyrbja, SPAK zbardh tri akuzat, korrupsion në zgjedhje e tregim sekretesh!

Aktualitet

Dalin detaje, si u arrestua në Durrës Jurgis Cyrbja, SPAK zbardh tri

SPAK reagoi me nje njoftim te shkurter lidhur me arrestimin e ish deputetit Jurgis Cyrbja.

Dalin detaje, si u arrestua në Durrës Jurgis Cyrbja, SPAK zbardh tri
Nje nga akuzat ndaj Jurgis Cyrbjes

Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

“korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;

“përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe

“tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK-u shkurtimisht për mediat. 

Dalin detaje, si u arrestua në Durrës Jurgis Cyrbja, ish-deputeti hetohet për lidhje me grupin kriminal

Dalin detaje, si u arrestua në Durrës Jurgis Cyrbja, SPAK zbardh tri

Ish deputeti socialist Jurgis Cyrbja i cili 11 dite me pare drezoi mandatin, u arrestua diten e sotme e diel me urdher te SPAK. 

Ai mesohet se ka qene duke udhetuar ne Durres me shoferin e tij kur ra ne pranga. 

Burimet thane se ish-deputeti i PS, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashke me Cyrbjen, mesohet se janë kryer disa arrestime të tjera dhe aksioni është në zhvillim. 

Sipas njoftimeve te deritanishme, arrestimi ka lidhje me një tjetër çështje dhe jo me atë të denoncimit nga deputeti demokrat Edi Paloka, e për të cilën është i pandehur.

Ish-deputeti eshte marre i pandehur me heret për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit, deputet i të cilës u zgjodh më pas.

Cështja për të cilën u arrestua sot në mbrëmje (20 Tetor), ende nuk është bërë publike nga Prokuroria. Burimet thonë se dyshohet se Çyrbja ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, për cka po hetohet dhe diten e sotme eshte ndaluar.

Pasi u thirr ne SPAK, Çyrbja dorëzoi mandatin më 9 Tetor dhe dy ditë pasi prokuroria i njoftoi marrjen të pandehur.

Burimet thone se ai po hetohet për një vepër penale qe dyshohet të jete kryer në 2016. 

Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

ME TE LEXUARAT