Joana Qeleshi zgjidhet kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

Aktualitet

Joana Qeleshi zgjidhet kryetare e Shoqatës së Avokatëve

Profesoresha dhe avokatja e njohur Joana Qeleshi është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Qeleshi zëvendëson në këtë detyrë Saimir Vishajn.

Me një karrierë të gjatë dhe të spikatur në fushën e jurisprudencës, Qeleshi do të jetë zëri kryesor i avokatëve penalistë në Shqipëri.

Ajo ka shërbyer më parë si kryegjyqtare e Gjykatës së Durrësit, më pas kaloi në profesionin e avokates, dhe aktualisht mban edhe detyrën e profesoreshës së procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë.

Në vitin 2019, ajo dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Gjykatës së Durrësit, detyrë të cilën e mbante nga korriku i vitit 2013, duke mos iu nënshtruar procesit të vettingut.

ME TE LEXUARAT