“Jam me ju”, përplasje të forta mes familjarëve të Arjan Salës dhe ekipit të zjarrfikësve

Aktualitet

“Jam me ju”, përplasje të forta mes familjarëve

Përplasje të forta mes familjarëve të Arjan Salës dhe zyrtarëve të zjarrfikësve, të cilët i kanë akuzuar se nuk kanë mjetet e duhura për të ndërhyrë në ambientet e magazinës që prej dy ditësh ndodhet në flakë, pranë kthesës së Kamzës.

Pjesë nga debati:

Familjarët: Ne duam që të gjendet personi, mos gënjeni

Ekipi i zjarrfikësve: A doni që të flasim apo të gënjejmë

Familjarët: Ne japim 40 milionë lekë vetëm të gjendet njeriu. Ky prononcim nuk është në shërbim për momentin.

Zjarrfikësit: Ne nuk jemi këtu për të bërë elozhe

Familjarët: Ne na ka ikur vëllai, na gjeni trupin

Zjarrfikësit: Unë kam 27 vite në këtë punë, dhe unë i përjetoj edhe vetë rastet

Familjarët: Ne nuk kemi ardhur këtu që të dalim në televizor

Zjarrfikësi: Sa ditë kam unë këtu pa lëvizur nga vendi

Familjarët: Ne po e qajmë këtu te porta, pa më dalë xhenazja. Ne nuk po bëhemi pengesë, ju lutemi shumë, na e jepni një informacion, pse nuk keni thënë ju të vijë një familjar. Prononcimin për mediat na i jepni më vonë. Ju nuk keni pasur paisje, keni qënë me bombla 3 litroshe, mungesë mjetesh, një veshje antizjarr nuk e kishin ata njerëz gjatë natës? Erdhën vetëm dje nga ora tre. A nuk është gjynah kjo që ndodhi.

Zjarrfikësi: Unë sot jam palë këtu me ty, natyrisht që na duhen mjete, dhe çdo reagim i juaji është i kuptueshëm.

Familjarët: Ti rrezikon jetën tënde kur nuk ke asnjë paisje, me çfarë do të shpëtosh djalin tim.

ME TE LEXUARAT