Rëndohet situata e Covid-19 në Argjentinë, qeveria pezullon fluturimet

Qeveria argjentinase ka marrë vendimin për të pezulluar fluturimet me disa shtete në Amerikën Jugore. Mediat vendase bëjnë me dije se janë mbyllur fluturimet me Brazilin, Meksikën dhe Kilin dhe kjo për shkak se është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid-19.
Të gjithë udhëtarët do të duhet të testohen për Covid-19 përpara se të udhëtojnë për në Argjentinë. Ata do të testohen përsëri pas mbërritjes dhe përsëri shtatë ditë pas hyrjes në vend, sipas autoriteteve argjentinase. Në rast të një rezultati pozitiv të testit, pacienti do të izolohet. Të gjitha shpenzimet e testimit dhe karantinimit janë përgjegjësi e udhëtarit. Të gjithë personat që do të kthehen nga jashtë, do të izolohen për 10 ditë.
Argjentina tashmë kishte pezulluar fluturimet hyrëse nga Mbretëria e Bashkuar.


